Politike

Festa e SHBA-ve/ Osmani publikon foto: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Përmes një postimi në rrjetet sociale Facebook, Osmani shprehet se Kosova qëndron krah për krah me aleatin më të madh. Osmani gjithashtu ndau edhe disa fotografi familjare gjatë festimeve në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë.

4 Korrik 2025, 20:35 Nga E. D
Festa e SHBA-ve/ Osmani publikon foto: Krah për krah me aleatin tonë
pamje nga festa

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga festa për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në rrjetet sociale Facebook, Osmani shprehet se Kosova qëndron krah për krah me aleatin më të madh. Osmani gjithashtu ndau edhe disa fotografi familjare gjatë festimeve në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë.

Postimi i Vjosa Osmani: 

Sot, edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh, që qëndroi pranë nesh në orët tona më të vështira dhe vazhdon të qëndrojë e palëkundur me ne edhe sot. Faleminderit Ambasadës Amerikane për organizimin e festës së veçantë në nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve këtë javë!

Sondazh

Poll