Politike

Zgjedhjet/ Përfundon rinumërimi për qarkun e Durrësit, PD humb 18 vota, PS 5

Këto ndryshimet janë të vogla dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve, por vijnë si pjesë e një procesi transparence dhe kontrolli për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

4 Korrik 2025, 19:45 Nga E. D
Zgjedhjet/ Përfundon rinumërimi për qarkun e Durrësit, PD
foto ilustruese

DURRËS- Ka përfunduar proçesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve 11 majit për qarkun e Durrësit. Mësohet se nga rinumërimi Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste ka humbur vetëm pesë vota.

Këto ndryshimet janë të vogla dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve, por vijnë si pjesë e një procesi transparence dhe kontrolli për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Gjithashtu ka përfunduar edhe procesi i rinumërimi të kutive të diasporës për qarkun e Durrësit. Nga rinumërimi PD-së i janë shtuar 15 vota PS-së 11 vota.  Ndërkohë disa prej kandidatëve të listave të hapura, Arjan Ndojës së PD-ASHM i hiqen pas rinumërimit 88 vota që nuk i takonin, ndërsa Aulon Kalasë i shtohen 11 vota.

Por 11 votat e shtuara Kalaja nuk i merr dot mandatin e deputetit Arjan Ndojës për PD-në në qarkun Durrës. Po ashtu Arkend Balla, i hiqen 63 vota dhe nuk ndikon në mandatin tashmë të fituar prej tij në Kuvend,  Sakaq, edhe Erjon Xhilit i janë shtuar 37 vota.

zgjedhjet e 11 majit pd ps rinumerimi i votave durres

Sondazh

Poll