Aktualitet

Gara për kreun e BKH/ 7 kandidatë kalojnë në fazën e testit fizik (Pompa, vrap dhe test Poligrafi)

Kandidatët që do të marrin pjesë në testimin fizik janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. 

4 Korrik 2025, 10:53 Nga DOSJA
Gara për kreun e BKH/ 7 kandidatë kalojnë në fazën e
BKH

TIRANË- Pas përfundimit të dy fazave të para të përzgjedhjes për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), kandidatë do të vijojnë garën në fazën e tretë, atë të testimit fizik. Kandidatët që do të marrin pjesë në testimin fizik janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. 

Komisioni i Posaçëm në SPAK ka vendosur që testimi fizik të zhvillohet më 11 korrik 2025. Ky proces do të mbahet në ambientet e repartit special RENEA dhe do të mbikëqyret nga një prokuror i SPAK, si dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve të Tiranës. Në testin fizik përfshihen disa ushtrime, si vrap, pompa, test poligrafi dhe ushtrime të tjera fizike të qëndrueshmërisë dhe forcës.

Nga 13 kandidatë që dorëzuan dokumentacionin dhe ju nënshtruan fazës së parë të kontrollit të dokumentacionit, 6 prej tyre u s’kualifikuan. Ata që nuk e kaluan fazën e parë të komisionit të përbërë nga kryeprokurori Altin Dumani, dhe Arben Kraja e Behar Dibra ishin: Astrit Halilaj, Haki Cako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinci, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni.

bkh

Sondazh

Poll