Aktualitet

Mbyllet gara/ 51 aplikantë konkuruan për 5 pozicione, ja emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet

Mësohet se nga të gjithë aplikantët 15 prej tyre kanë arritur të marrin mbi 70 pikë.

4 Korrik 2025, 11:43 Nga N.F
Mbyllet gara/ 51 aplikantë konkuruan për 5 pozicione, ja emrat e rinj
Foto

TIRANË- Gara për zgjedhjen e drejtuesve për 5 komisariateve në vend ka përfunduar ndërsa për këto poste konkuruan 51 aplikantë. 5 komisariatet për të cilën konkuruan janë: komisariati nr.2 në Tiranë, komisariati i Himarës, komisariati i Rinasit, komisariati i policisë kufitare Dibër dhe  komisariati i policisë kufitare Sarandë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda do të përcaktojë 5 emrat fitues sipas pikëve, ku kandidati që të konsiderohet fitues duhet të ketë marrë mbi 70 pikë. Mësohet se nga të gjithë aplikantët 15 prej tyre kanë arritur të marrin mbi 70 pikë. Ata janë futur në listën fituese ku mes tyre do të zgjidhen drejtuesit e 5 komisariateve.

I pari që ka arritur të marrë më shumë pikë është Idriz Daulle. Daulle është zv.drejtori aktual për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Tiranës. Burime bëjnë me dije se Daulle pritet të emërohet shef i komisariatit nr.2 në Tiranë pas dorëheqjes së Ritvan Palit. Dorëheqja e Palit erdhi pas një operacioni që solli arrestimin e ish-efektivit Altin Morina, i cili ishte në kërkim nga SPAK. Me garimin e Daulles në konkursin për 5 komisariate, pritet të kemi një zv. Drejtor të ri për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Tiranës.

Ndërkohë nga ky konkurim i dyti është renditur Përparim Dema, shefi aktual i komisariatit të Rinasit, i cili pritet ta ruajë sërish këtë pozicion. Pas Demës në rënditje me pikë vijnë Faik Ruko dhe Elvid Shehu.

Ruko vjen nga Policia e Elbasanit, ndërsa Elvid Shehu është shef i komanduar i komisariatit të policisë kufitare Sarandë, post në të cilin është i komanduar dhe pritet ta marrë definitivisht. Në listën fituese është edhe Bledar Rreshka, i cili më parë ka drejtuar komisariatin nr.3 në kryeqytet.

70 pikë kanë marrë edhe Florian Dano, Ferit Merkaj, Kliton Zharri, Artur Mersini, Bledar Rreshka, Ardjan Çela, Ermal Kenaçi, Ediona Dano, Behar Gançi, Oltjon Agolli dhe Pllumb Kovaçica.

 

komisariant proda

Sondazh

Poll