Aktualitet

"Nga 21 vatra, 4 ende aktive", Ministria e Mbrojtjes: Nivel i lartë rreziku për zjarret pothuajse në të gjitha qarqet!

Sipas ministrisë aktualisht mbeten aktive vatrat në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës. Gjatë ditës së djeshme u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit.

4 Korrik 2025, 11:09 Nga N.F
"Nga 21 vatra, 4 ende aktive", Ministria e Mbrojtjes: Nivel i
Foto

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri. Më tej bëhet me dije se 4 vatra janë ende aktive. 21 zjarret e raportuara janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit, Vlorës, Finiqit, Tiranës, Kavajës, Lezhës, Kurbinit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Hasit, Devollit dhe Beratit.

Sipas ministrisë aktualisht mbeten aktive vatrat në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës. Gjatë ditës së djeshme u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit.

Aktive mbetet edhe vatra e zjarrit midis fshatit Grazhdan dhe fshatit Malçan në Finiq. Situata sot është e qetë. Një tjetër vatër aktive është ajo në fshatin Bulticë në Vaqarr. Mësohët se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Ditën e sotme, forcat operacionale, dhe me ndihmën e Helikopterit Cougar do të vazhdojnë punën për vënien nën kontroll të zjarrit.

Aktive është edhe vatra e zjarrit në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, Bashkia Has, në një sipërfaqe me pyll pishe. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv. Forcat operacionale vazhdojnë punën dhe gjatë ditës së sotme.
Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte janë djegur rreth 6 hektarë me bimësi.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 36 automjete zjarrfikëse dhe 232 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 35 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, dhe 1 traktor me zinxhirë, 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit dhe 1 helikopter Cougar . Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” për zjarret pothuajse në të gjitha qarqet. 

zjarre ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll