Aktualitet

Në kërkim për tentativë vrasje dhe trafik droge, ekstradohet nga Greqia dhe Franca dy persona, njëri prej tyre ish-shoqëruesi i Samir Tahirit

Deda akuzohet se është pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare që akuzohet nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 ton kanabis, në Bari, nëpërmjet rrugës detare.

4 Korrik 2025, 08:39 Nga r.ll
Në kërkim për tentativë vrasje dhe trafik droge, ekstradohet
foto nga ekstradimi

TIRANË- Dy persona në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje dhe trafik droge janë ekstraduar sot nga Greqia dhe Franca. Nga Greqia është ekstraduar shtetasi Viktor Daci, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në 2015, Gjykata e Matit i ka caktuar Dacit masën e sigurisë "arrest në burg".

Nga Franca është ekstraduar Paul Deda, ish-shoqëruesi i ish-ministrit Saimir Tahiri. Deda akuzohet se është pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare që akuzohet nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 ton kanabis, në Bari, nëpërmjet rrugës detare. GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Interpol Tirana/Ekstradohen nga Greqia dhe nga Franca, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë dhe në Paris, gjatë këtyre fazave të operacionit “The ëanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve:

-V. D., 46 vjeç, i cili u kap në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-P. D., 50 vjeç, i cili u kap në Francë, pasi GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

viktor daci paul deda policia e shtetit

Sondazh

Poll