Sport

Cristiano Ronaldo vajton Diogo Jotën dhe Andrenë: "Do të na mungojnë të gjithëve"

"Nuk mund ta besoj, nuk ka kuptim", shkroi CR7 në rrjetet e tij sociale

3 Korrik 2025, 14:48 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo vajton Diogo Jotën dhe Andrenë: "Do të na

PORTUGALI - Nuk ka munguar ngushëllimi I yllit portugez Cristiano Ronaldo, i cili ndau ekipin kombëtar me sulmuesin e Liverpoolit: "U prehtë në paqe. Nuk ka kuptim. Pushoni në paqe Diogo dhe André. Do të na mungojnë," ka shkruar ai.

Midis mijëra mesazheve ngushëlluese drejtuar familjes Teixeira da Silva, ishte edhe ai nga Cristiano Ronaldos. Kampioni portugez ndau dhomën e zhveshjes së ekipit kombëtar me Diogo Jotën deri pak javë më parë kur ata triumfuan së bashku me Portugalinë në Ligën e Kombeve.

"Nuk mund ta besoj, nuk ka kuptim", shkroi CR7 në rrjetet e tij sociale. "Ne ishim në ekipin kombëtar, ju sapo ishit martuar... I dërgoj ndjenjat e mia familjes suaj, gruas suaj dhe fëmijëve tuaj dhe u uroj gjithë forcën e botës. Pushoni në paqe Diogo dhe André, të gjithëve do të na mungojnë."

Cristiano Ronaldo vajton Diogo Jotën dhe Andrenë: "Do të na

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll