Sport

Xabi Alonso teston personalisht Kylian Mbappen…

Real Madridi u stërvit edhe pasi arriti në çerekfinale, me lojtarët e rinj dhe zëvendësuesit.

3 Korrik 2025, 10:30 Nga DOSJA
Xabi Alonso teston personalisht Kylian Mbappen…

SHBA - Real Madridi u rikthye në stërvitje pasi mposhti Juventusin 1-0 falë një goli të Gonzalos dhe u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, ku do të përballet me Borussia Dortmundin.

Gjatë seancës stërvitore, Xabi Alonso e testoi personalisht Kylian Mbappén, i cili u rikthye në lojë kundër Juves, pasi u shërua nga gastroenteriti që e mbajti jashtë Kupës së Botës për Klube për tre ndeshjet e para.

Trajneri i lindur në Tolosa u stërvit personalisht me lojtarin francez dhe më vonë mori pjesë në një rondo me Luka Modricin. 

Seanca stërvitore ishte e fokusuar te lojtarët zëvendësues dhe ata që kishin më pak minuta. Alaba nuk ishte i pranishëm , pasi do të jetë larg grupit për tre javë. 

Xabi Alonso u pa duke marrë pjesë shumë gjatë stërvitjes së posedimit të topit, duke dhënë udhëzime të shumta dhe duke korrigjuar pozicionet e lojtarëve të tij.

E gjithë kjo u regjistrua nga droni që ka fluturuar mbi secilën nga seancat stërvitore të trajnerit të ri të Real Madridit gjatë ditëve të fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll