Sport

Ajax ‘digitalizohet’: Nëpërmjet Whatsapp-it lajmëron 7 lojtarë që të largohen nga klubi!...

Sosa, Akpom dhe Forbs, në veçanti, kanë ende tre vjet të mbetura në kontratat e tyre dhe mbërritën te Ajax në verën e vitit 2023 nën drejtimin e ish-drejtorit sportiv Sven Mislintat, tani i shkarkuar, i cili shpenzoi gjithsej 34 milionë euro për treshen.

3 Korrik 2025, 12:00 Nga DOSJA
Ajax ‘digitalizohet’: Nëpërmjet Whatsapp-it lajmëron
Ish-mbrojtësi i majtë i Stuttgartit, Borna Sosa (27), i cili luajti si huazim te Torino në Serie A

HOLANDE - Një valë spastrimesh trondit Ajaxin. Drejtori sportiv Alex Kroes u ka komunikuar lojtarëve, madje edhe nëpërmjet një bisede në grup në WhatsApp, se ata nuk janë më pjesë e planeve të klubit dhe janë të lirë të kërkojnë një ekip të ri.

"Për sa kohë që ata mbeten nën kontratë në Amsterdam, ata nuk do të jenë më të mirëpritur në mjediset e klubit gjatë aktiviteteve të ekipit të parë", raporton De Telegraaf fjalët e drejtorit sportiv. Një vendim drastik që shënon një ndarje të qartë me të kaluarën.

Grupi i "të përjashtuarve" përfshin emra të njohur si ish-mbrojtësi i majtë i Stuttgartit, Borna Sosa (27), i cili luajti si huazim te Torino në Serie A sezonin e kaluar. Së bashku me kroatin, ish-lojtari i Arsenalit, Chuba Akpom (29), ish-talenti i Manchester Cityt, Carlos Forbs (21), Kristian Hlynsson (21), Christian Rasmussen (22), Jay Gorter (25) dhe Branco van den Boomen (29) gjithashtu nuk do të kërkohen më te Ajax.

Sosa, i sapoardhur nga një vit jo shumë i kënaqshëm te Torino, Akpom dhe Forbs, në veçanti, kanë ende tre vjet të mbetura në kontratat e tyre dhe mbërritën në verën e vitit 2023 nën drejtimin e ish-drejtorit sportiv Sven Mislintat, tani i shkarkuar, i cili shpenzoi gjithsej 34 milionë euro për treshen. Një katastrofë financiare që nënvizon periudhën e pasigurisë së madhe në të cilën ndodhet një nga klubet më historike në Evropë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll