Sport

Një shqiptar, i pranishëm në Premier League…

Kosovari Valon Behrami do të jetë asistent i DS Nanit te Watford…

3 Korrik 2025, 10:00 Nga DOSJA
Një shqiptar, i pranishëm në Premier League…

ANGLI - Valon Behrami po i rikthehet futbollit, në nivel operacional. Ish-mesfushori shqiptaro-zviceran, në moshën 40 vjeçare, i sapodiplomuar, është zyrtarizuar si asistenti i ri i drejtorit sportiv tashmë aktual, Gian Luca Nani.

Pas njoftimit, ish-lojtari kosovari deklaroi në kanalet zyrtare të klubit anglez në pronësi të familjes Pozzo: "Kur isha lojtar i Watford, ishte hera e parë që u ndjeva pjesë e një familjeje dhe më mungonte kjo", filloi ai.

Ai shtoi: "Jam i kënaqur që jam kthyer. Scott (Duxbury) më nënshkroi për herë të parë kur ishte te West Ham dhe pastaj përsëri te Watford, kështu që nuk hezitova kur më kërkoi për herë të tretë të isha pjesë e diçkaje kaq emocionuese.

Dua të ndihmoj në ndërtimin e një lidhjeje midis stafit të trajnerëve dhe klubit, midis lojtarëve dhe klubit dhe, më e rëndësishmja, me tifozët, sepse kjo është e vetmja mënyrë që mund ta arrijmë qëllimin tonë. Kjo kërkon përkushtim, disiplinë dhe mbështetjen e të gjithëve."

Për rolin e tij te Watford: "Jam këtu për të mbështetur Paulon (trajnerin Pezzolano) dhe lojtarët. E di çfarë do të thotë të jesh futbollist, çfarë duhet, si të reagosh, veçanërisht kur gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës tënde, siç ndodh ndonjëherë në futboll. Paulo ka qenë fantastik që nga dita e parë dhe menjëherë mund të shohësh se ai ka vendosmëri, disiplinë dhe standarde shumë të larta. Është e vetmja mënyrë për të punuar."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll