Sport

Sergio Ramos i sinqertë: "Më vjen keq, ndoshta ishte Kupa ime e fundit e Botës"

Mbetet të shihet nëse, siç sugjeron vetë ai, kjo do të jetë vërtet pjesëmarrja e tij e fundit në një garë të këtij lloji apo…

3 Korrik 2025, 08:00 Nga DOSJA

Sergio Ramos i sinqertë: "Më vjen keq, ndoshta ishte Kupa ime e

SHBA - Monterrey dhe Sergio Ramos nuk arritën të avanconin përtej raundit të 16-të të Kupës së Botës për Klube. ‘Los Rayados’ u eliminuan nga turneu, pasi humbën 2-1 ndaj Borussia Dortmund dhe me njëfarë keqardhjeje që ishin aq pranë barazimit sa do ta kishte çuar ndeshjen në kohë shtesë.

Pikërisht ishte mbrojtësi 39-vjeçar spanjol, ish-lojtar i Real Madridit dhe PSG-së, që në fund, pas një goditjeje me kokë që shkoi jashtë, të dëshpërohej dhe të mos u besonte syve që topi nuk kishte përfunduar në rrjetë...

Megjithatë, pas eliminimit nga turneu në Shtetet e Bashkuara, Sergio Ramos publikoi në rrjetet e tij sociale një mesazh falënderimi për mbështetjen e marrë gjatë turneut, duke shkuar madje edhe më tej. Duke lënë diçka për të kuptuar në lidhje me të ardhmen e tij.

"Personalisht, i zemëruar, por i kënaqur me atë që arrita t'i jap ekipit. Edhe më i trishtueshëm, sepse ndoshta ishte paraqitja ime e fundit në një Kupë Bote, por kjo është në rregull...", shkroi qendërmbrojtësi spanjol në postimin e tij.

Mbetet të shihet nëse, siç sugjeron vetë ai, kjo do të jetë vërtet pjesëmarrja e tij e fundit në një garë të këtij lloji apo, përkundrazi, do të ketë ende kohë për të parë Sergio Ramosin në fushë. Duke mbajtur parasysh kartën e tij të identitetit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll