Aktualitet

VIDEO/ Vijon ende aktiv zjarri në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit, tymi pushton të gjithë zonën

Era dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë situatën duke ndihmuar përhapjen e tymit dhe “erës” helmuese dhe rrezikun për shëndetin publik.

2 Korrik 2025, 08:15 Nga r.ll
VIDEO/ Vijon ende aktiv zjarri në fushën e mbetjeve pranë
pamje nga elbasani

ELBASAN- Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktiv edhe ditën e sotme, ndërsa flakët djegin mbetjet urbanë të shtatë bashkive. 

Zjarri që dyshohet të jetë vënë qëllimisht nisi pasditen e djeshme rreth orës 15:00, në zonën e njohur si “landfilli” pranë Inceneratorit të Elbasanit. Flakët e mëdha dhe shtëllunga të dendura tymi kanë pushtuar vendin, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth.

 

Era dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë situatën duke ndihmuar përhapjen e tymit dhe “erës” helmuese dhe rrezikun për shëndetin publik. Ndërkohë në terren janë angazhuar 15 mjete zjarrfikëse dhe mbi 100 efektivë nga të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan, si dhe forca ndihmëse nga Kamza, Tirana dhe Berati.

 

zjarri ne landfillin e elbasanit

Sondazh

Poll