Aktualitet

"Mandati, shërbim ndaj vendit!" Gara për Avokatin e Popullit, Ballanca: Nuk pranova të rikandidoj për standardin që duhet ta zbatoj edhe vetë

Ballanca theksoi se vendimi i saj është bërë i ditur që më herët në Komisionin e Ligjeve dhe në Kuvend, duke nënvizuar se një institucion si Avokati i Popullit duhet të ruajë integritetin përmes shembullit personal.

1 Korrik 2025, 22:01 Nga M.B
"Mandati, shërbim ndaj vendit!" Gara për Avokatin e
Erinda Ballanca

TIRANA- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca tha sot se nuk ka kërkuar një mandat të dytë në krye të institucionit që drejton, duke theksuar rëndësinë e respektimit të standardeve edhe në mungesë të një detyrimi ligjor. Në një intervistë për emisionin “Real Story”, Ballanca theksoi se vendimi i saj është bërë i ditur që më herët në Komisionin e Ligjeve dhe në Kuvend, duke nënvizuar se një institucion si Avokati i Popullit duhet të ruajë integritetin përmes shembullit personal. Gjithashtu ajo vlerësoi se në listën e kandidatëve për Avokat të Popullit ka pasur emra me kontribute të rëndësishme.

“Së pari unë duhet të kërkoj që të kem një mandat të dytë. Unë nuk e kam kërkuar këtë gjë pikërisht për standardin. Institucioni i Avokatit të Popullit, është një institucion i pushteteve të buta, është një institucion i rekomandimit, unë nuk i kërkoj këto standarde vetëm për të tretë. I kërkoj këto standarde pa detyrim ligjor, dhe duhet që ta zbatoj edhe vetë. Dhe vendimin tim e kam bërë të qartë në Komisionin e Ligjeve dhe Kuvendin e Shqipërisë. Në listën e kandidaturave, që është hera e dytë që u hap lista, herën e parë kishte emra shumë të rëndësishëm që i jepnin nder institucionit”, tha Ballanca.

Ajo u shpreh se pranimi i detyrës në krye të institucionit ka qenë një vendim i ndërgjegjshëm për të dhënë kontribut në shërbim të vendit. Gjithashtu Ballanca e përshkroi mandatin si një eksperiencë profesionale të jashtëzakonshme dhe theksoi se është përpjekur të japë më të mirën në ushtrimin e këtij funksioni. Sipas saj, çdo vit Avokati i Popullit ka nxjerrë rreth 300 rekomandime për institucionet publike, ndërsa vetëm në pesë vitet e fundit janë zgjidhur mbi 700 deri në 800 raste edhe pa pasur nevojën për një rekomandim formal.

“Duhet një kontriubut, prandaj edhe unë e pranova këtë detyra si një shërbim ndaj vendit, pa diskutim. Ka pasur një kënaqësi profesionale të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve, jam munduar që të bëj më mirën. Dhe në nivel rajonal dhe kombëtar kemi pasur kontribut të jashtëzakonshëm. Ne kemi çdo vit se 300 rekomandime të nxjerrë nga Avokati i Popullit. Në pesë vitet e fundit kemi nxjerrë statistika se sa çështje kemi zgjidhur pa rekomandim. Kemi pasur 700-800 raste të zgjidhura”, tha Ballanca.

erinda ballanca

Sondazh

Poll