Aktualitet

Qiramarrësi nuk i shlyen 14 muaj, zgjidhet problemi i qytetares

Pala marrëse duhet të paguante 350 mijë lekë në muaj. Për një vit gjërat shkuan mirë, por pas një viti qiraja nuk u pagua më. Janë bërë 4 milionë e gjysmë lekë pa paguar dhe zonja Bukurie kërkon paratë dhe çelësin e dyqanit.

1 Korrik 2025, 21:34 Nga M.B
Qiramarrësi nuk i shlyen 14 muaj, zgjidhet problemi i qytetares
Foto nga emisioni

TIRANA- Emisioni “Stop” në Tv Klan shkon në njësinë numër 5 për një kontrate qiraje mes dy palëve, ku njëra prej tyre e ka prishur në mënyrë të njëanshme. Bukurie Çuçka tregon se ka një dyqan që ia kishte dhënë me qira Slejdi Begës për dy vite nga 2023-2025. Pala marrëse duhet të paguante 350 mijë lekë në muaj. Për një vit gjërat shkuan mirë, por pas një viti qiraja nuk u pagua më. Janë bërë 4 milionë e gjysmë lekë pa paguar dhe zonja Bukurie kërkon paratë dhe çelësin e dyqanit. Në ambientin që ka marrë me qira Slejdi Bega, punonjësit thonë se shefi ka shkuar në Gjermani.

Punonjësja: Dëgjo, Slejdi nuk ndodhet këtu, është në Gjermani, por patjetër, që do ia japim!

Gazetarja: Kur do ia jepni?

Punonjësja: Nuk e di! Ja do flas dhe do të kontaktoj me Bukurien. (qiradhënësen)

Gazetarja komunikon me një familjare të Slejdit, e cila premton të kthejë paratë brenda dy javësh.

Qiramarrësit: Po, kam diçka për të të thënë: Atëherë, do ma bësh një nder të lutem? Do më presësh dy javë, se kam aplikuar për një kredi!

Gazetarja: E sigurt?  Domethënë të pres dy javë? Pas dy javësh, ti do t’ia japësh Bukuries?

Qiramarrësit: Po!

Qiramarrësi pagoi fillimisht 2 milionë lekë dhe më pas ka vijuar me shlyerjen.

Qytetarja: Po Odeta, si kalove?

Gazetarja: Pasi more 2 milionë lekë nga qiramarrësi, të ka kaluar ndonjë shifër tjetër?

Qytetarja: Po! 1 milionë e 200! Tani ka nja 700 për të dhënë.

Gazetarja: Kur?

Qytetarja: S’e caktoi këtë radhë, do na lësh dhe pak ka thënë, por nuk tha, që s’do i kthejë, do i kthejë, kuptohet! Tani t’i flasim ne, apo do i thuash ti njëherë, se ti, si më ndryshe ti?

Gazetarja: Po  i shkruaj unë sërish që kthimi i pjesës së mbetur të jetë sa më shpejt.

Qytetarja: E sa punon them, kur e mbyllni emisionin?

Gazetarja: Ne do të punojmë, vetëm 1-15 kemi pushim, në punë jemi.

Qytetarja: Ah, po, po, po.

Gazetarja: Pa merak se do t’i marrësh!

Qytetarja: Rrofsh!/ TV Klan

bukurie Çuçka

Sondazh

Poll