Aktualitet

Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarret dhe Shpëtimit: Po punojmë intensivisht për mbledhur inerte që të izolojmë vatrën

Cara thotë se era mund ta përhapë zjarrin, por zjarrfikësit janë aty dhe e kanë lokalizuar në kohë që mos të ketë rrezikshmëri nga banesat përreth.

1 Korrik 2025, 22:58 Nga M.B
Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Drejtori i Përgjithshëm i
Arben Cara

ELBASAN- Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarret dhe Shpëtimit, Arben Cara, ka folur sërish lidhur me situatën e krijuar nga zjarri në landfillin e Elbasanit që vijon edhe në orët e mbrëmjes. Cara thotë se era mund ta përhapë zjarrin, por zjarrfikësit janë aty dhe e kanë lokalizuar në kohë që mos të ketë rrezikshmëri nga banesat përreth. Ai ka shtuar se po punojnë intensivisht për mbledhur inerte që të izolojnë vatrën e zjarrit. 

"Ashtu siç dhe ju e shikoni live, zjarri është akoma aktiv, edhe pse prej orës 17:00 vijojmë të punojmë intensivisht, me rreth 12 automjete zjarrfikëse, rreth 60 forca operacionale të Shërbimit Zjarrfikës, por edhe të ndihmuara nga forcat e ushtrisë me dy automjete dhe përfaqësues nga Mbrojtja Civile.

Jemi në terren duke menaxhuar situatën. Kemi arritur ta lokalizojmë vatrën e zjarrit dhe kemi arritur ta kemi nën kontroll, por siç edhe shikohet, masivi i madh i mbetjeve e bën pak të vështirë fikjen e zjarrit, edhe pse fiket në pak sekonda, riaktivizohet sërish, për shkak të procesit teknologjik që vetë këto mbetje kanë në brendësi të tyre. Patjetër që kanë ardhur forca zjarrfikëse nga Tirana, Kamza, Berati dhe bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i Bashkisë është në vendin e ngjarjes bashkë me ta, kemi kërkuar të na sjellë mjete nga disa firma ndërtuese dhe po punojmë intensivisht për mbledhur inerte që të izolojmë vatrën e zjarrit. Era mund ta përhapë, por zjarrfikësit janë aty me mjete rrethanore, por i kemi lokalizuar në kohë që mos të ketë rrezikshmëri nga banesat përreth", tha Cara.

arben cara

Sondazh

Poll