1 Korrik 2025, 12:42
Nga r.ll
memli krasniqi
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka konfirmuar ditën e sotme se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani lidhur me ngërçin politik dhe moskonstituimin e Kuvendit.
Krasniqi është shprehur se ata e kanë kërkuar edhe më herët përfshirjen e saj për të gjetur një zgjidhje mbi situatën aktuale politike. Ai tha se angazhimin e presidentes e sheh si pozitiv, por shprehi skepticizëm për mundësi të rezultatit nga ky takim.
“Kam pranuar ftesë. Nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi që e kemi pasur gjithmonë. Ne ka dy tre muaj që po mundohemi që të gjejmë zgjidhje për të ofruar kompromise për të dalë nga kjo situatë. Nesër do të jem te presidentja. Ne kemi pasur kërkesë qysh herët që presidentja të involvohet”, tha Krasniqi.
Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina njoftoi dje se Osmani, do t’i ftojë udhëheqësit e partive politike në takime në ditët në vijim, për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kushtetuesja, në aktgjykimin e publikuar më 26 qershor, kërkoi nga deputetët e dalë nga zgjedhjet e shkurtit, që brenda 30 ditësh të konstituojnë organin ligjvënës.
Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se aktgjykimi lejon votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë argumentuar të kundërtën. Presidentja Osmani ishte shprehur e gatshme t'i drejtohej Gjykatës Kushtetuese edhe pas një takimi konsultativ që kishte pasur me krerët politikë më 15 maj.
memli krasniqi pdk ngerci politik ne kosove vjosa osmani
Politike
1 Korrik 2025, 12:04
N.F
Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka marrë pjesë në seancën e parë të mbaktur në Gjykatën Kushte...
Politike
1 Korrik 2025, 11:49
r.ll
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 40-tën herë me radhë,...
Politike
1 Korrik 2025, 10:52
I.A
Edi Rama
SHKUP- Kryeministri Edi Rama në samitin e Shkupit ka deklaruar se vendi ynë është shumë afër anëtarës...
Politike
1 Korrik 2025, 10:43
r.ll
Edi Rama
SHKUP- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Para...
Politike
1 Korrik 2025, 10:31
r.ll
SHKUP- Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos ka mbajtur fjalën e saj në panelin e parë në samitin e liderëve të Bashki...
Politike
1 Korrik 2025, 10:28
I.A
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANË- Zbulohet shuma që SPAK dyshon për një episod të ri korrupsioni ndaj Ilir Metës dh...
Politike
1 Korrik 2025, 10:17
r.ll
lideret
SHKUP- Samiti i liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor ka nisur në Shkup. Në ditën e sotme udh&...
Politike
1 Korrik 2025, 09:30
r.ll
nigel farage
BRITANI- Deputeti britanik, Nigel Farage, në vazhdën e replikave me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e emigrant...
Politike
1 Korrik 2025, 09:08
r.ll
rama, farage
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me replikat online me deputetin e Britanisë së Madhe, Nigel Farage lidhur me ç&e...
Politike
1 Korrik 2025, 08:41
r.ll
foto ilustruese
SHKUP- Takimi mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor kushtuar Planit të Rritjes do të mb...