INSTAT: Vlora, Berati dhe Tirana qarqet me numrin më të lartë të aborteve
27 Janar 2020, 14:56Nga DOSJA
TIRANË- Demografia e Shqipërisë ka hyrë në një cikël krize, prej emigracionit të lartë, rënies së numrit të lindjeve, rënies së martesave, rritjes së divorceve dhe aborteve të larta gjithashtu. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të raportuara nga INSTAT, qarqet e Vlorës, Beratit dhe Tiranës kishin numrin më të lartë të aborteve në raport me numrin e lindjeve të gjalla më 2017, pasi gati 25 % e shtatzënive janë ndërprerë.
Në Vlorë u shënuan 274 aborte për 1000 lindje të gjalla, ndërsa Berati u rendit i dyti në 12 qarqet e vendit për numrin e lartë të aborteve, pasi në vitin 2017 rezultuan 231 aborte për 1000 lindje të gjalla. Në Tiranë numri i aborteve gjithashtu ishte i lartë, pasi si rezultuar 231 ndërprerje shtatzënie për 1000 lindje të gjalla.
Në krahun tjetër n8umri më i ulët i aborteve ishte në qarkun e Kukësit ku rezultuan vetëm 54 aborte për 1000 lindje të gjalla, gjithashtu në Elbasan ishin vetëm 55 aborte për 1000 lindje.
Në qarqet e Korçës, Dibrës dhe Shkodrës numri i aborteve ishte më i ulët se mesatarja kombëtare. Në vitin 2017 në shkallë kombëtare numri i aborteve ishte 171 për 1000 lindje. Në 5 vitet e fundit, vihet re një ulje e ndjeshme e lindjeve, shoqëruar dhe me ulje të numrit të aborteve gjithsej.
Në vitin 2017, raporti i numrit të lindjeve me abortet është 1 abort në 5.8 lindje. Raporti i abortit është indikator që ka pësuar rënie me rreth 15 %, krahasuar me vitin 2013. Numri i aborteve jo domosdoshmërisht shkon paralel me numrin e lindjeve të gjalla. Ka qarqe si Gjirokastra dhe Vlora ku numri i tyre i lindjeve është relativisht i ulët, por raporti i abortit rezulton i lartë. E kundërta ndodh për qarqet e Tiranës dhe Elbasanit ku numri i lindjeve është i lartë, por kjo nuk reflektohet tek raporti i aborteve.
DURRËS- Procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, po përballet me probleme të shumta mes qytetarëve të dëmtuar, kompanive të ndërtimit dhe pushtet...
TIRANË- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije të dhënat e fundit për koronavisurin. Sipas s...
TIRANË- Ministrja e Shendetetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka bërë me dije masat që ka marrë ...
TIRANË- Koronavirusi gjithnjë e më vdekjeprurës gjithashtu mund të transmetohet përmes syve, kanë paralajmëruar shkencëtarët. Deri më tani, janë regjistrua...
Bankat e nivelit të dytë në vend, raportuan rënie të kërkesës për kredi shtëpie në tremujorin e fundit të vitit që shkoi. Nga vrojtimi i fundit i bërë nga Banka...
Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona këtë të shtunë një histori frymëzuese, plot kurajo dhe këmbëngulje.Ina ishte personazhi i rradhës e ftu...
Pjesa më e madhe e bizneseve janë pesimistë për ecurinë e aktivitetit të tyre në vitin 2020. Euro e ulët ka goditur eksportuesit, konsumi është i dobët dhe prit...
TIRANË– Inxhinieri Baumann ngren alarmin per rrezikun e larte që i kanoset banorëve të Qarkut të Tiranës, por jep shpresë nëse ndërmerren projekte ko...
TIRANË- Në një malore mbi tregun Elektrik në Tiranë, Fatmiri, 32 vjeç po shtyn me përtesë një karrocë të sajuar me një kuti kartoni, brenda së cilës...