Ekonomi

Rreziku nga koronavirusi, Ogerta Manastirliu: Jemi në gatishmëri, jemi vend me rrisk të ulët

27 Janar 2020, 10:10 Nga DOSJA
Rreziku nga koronavirusi, Ogerta Manastirliu: Jemi në gatishmëri, jemi

TIRANË- Ministrja e Shendetetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka bërë me dije masat që ka marrë Shqipëria për përballimin e situatës së koronavirusit që ka prekur Kinën. Në deklaratën e saj, Mananstirliu tha se Shqipëria ka rrezik të ulët për këtë virusi, pasi lidhja me Kinën është shumë e vogël.

Nga raportimi i fundit që kanë nga Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëria është me rrezik të ulët nga koronavirusi. Por edhe pse nuk jemi në rrisk sërish kemi marrë masa përt ë përballaur një situatë të virusit. Kemi rritur kontrollet në pikat kufitare, dhe duke qenë se nuk kemi linja ajrore direkte me Kinën rreziku është i ulët”, u shpreh Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur sot Task-Forcën e ekspertëve për të marrë masa për koronavirusin, i cili po përhapet me shpejtësi jashtë Kinës. Nga mbledhja e task-forcës Manastirliu ka bërë me dije masat e marra për koronavirusin dhe shtoi se rreziku për prekjen e vendit tonë është i vogël. Nga ana tjetër, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nuk duhet të jemi të frikësuar nga ky virus, pasi rreziku që të preket Shqipëria është shumë i vogël.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale koronavirus koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu task-forca kunder koronavirusit koronavirus koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu task-forca kunder koronavirusit

Sondazh

Poll