Ekonomi

Drejtoresha e ISHP qetëson shqiptarët: Nuk jemi të rrezikuar, vdekshmëria 3% (VD)

27 Janar 2020, 10:24 Nga DOSJA
Drejtoresha e ISHP qetëson shqiptarët: Nuk jemi të rrezikuar,

TIRANË- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije të dhënat e fundit për koronavisurin. Sipas saj koronaviruset nuk janë shumë të rrezikshëm, pasi shpesh njerëzit preken nga këto viruse, por epidemia që ka rënë në Kinë është e re dhe nuk njihej më parë.

Koronaviruset nuk janë aq për t’u trembur, ne shpesh prekemi nga koronavuriset pasi është një familje e madhe e tyre. Ato zakonisht janë tek kafshët, por kalojnë dhe tek njerëzit. Këto viruse janë shumë të përhapur, në varësi të llojit të tyre dhe nuk janë të gjithë vdekjeprurës”, u shpreh Bino.

Më tej drejtoresha e ISHP, ka bërë me dije se po punohet për prodhimin e medikamenteve për të luftuar këtë virus, përhapja është ndërkombëtare dhe tha se rrezikshmëria për vdekjen është vetëm 3%, duke u referuar nga të dhënat e deritanishme.

Aktualisht ne nuk e dimë se cila kafshë e egër ka qenë ajo që ka transmetuar virusin, por hetimet po vijojnë. Në Kinë dhe në të gjithë botën jemi në sezonin e gripin, dhe të gjitha këto dhëna që janë zbuluar nga shkenctarët kinezë janë në publike dhe përdoren për medikamentet përkatëse. Nga të dhënat paraprake mësohet se është i ngjashëm me sarsin, por ende nuk mund të themi që janë të njëjtë. Kemi një përhapje brenda Kinës, në Japoni, Azi. Vdekshmëria e të prekurve nga ky virus është vetëm 3%. Në lidhje me transmetueshmërinë e virusit, kalon nga njeriu tek njeriu dhe nuk dihet në çfarë shkalle transmetohet”, u shpreh më tej Silva Bino.

Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur  sot Task-Forcën e ekspertëve për të marrë masa për koronavirusin, i cili po përhapet me shpejtësi jashtë Kinës. Nga mbledhja e task-forcës Manastirliu ka bërë me dije masat e marra për koronavirusin dhe shtoi se rreziku për prekjen e vendit tonë është i vogël. Nga ana tjetër, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nuk duhet të jemi të frikësuar nga ky virus, pasi rreziku që të preket Shqipëria është shumë i vogël.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale koronavirusi në kinë silva bino task-forca kunder koronavirusit koronavirusi në kinë silva bino task-forca kunder koronavirusit

Sondazh

Poll