Sport

Aitana Bonmati del nga spitali, pas meningjitit viral disa ditë para Evropianit…

E shtruar në spital që nga e premtja për meningjit, fituesja e dyfishtë e “Topit të Artë”, Aitana Bonmati, doli këtë të diel, ndërsa Spanja nis Kampionatin Evropian këtë të enjte kundër Portugalisë.

30 Qershor 2025, 11:30 Nga DOSJA
Aitana Bonmati del nga spitali, pas meningjitit viral disa ditë para

SPANJE - Lajm i mirë për Spanjën. Këtë të diel, Aitana Bonmati doli nga spitali ku ishte shtruar të premten për meningjit dhe do t'i bashkohet "në ditët në vijim" ekipit kombëtar që do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Femrave (2-27 korrik në Zvicër), njoftoi Federata Spanjole e Futbollit (RFEF), pa dhënë detaje të mëtejshme.

Fituesja dy herë e “Topit të Artë” në vitet 2023 dhe 2024 ishte prekur nga meningjiti viral, një variant më pak i rrezikshëm i këtij inflamacioni të indeve që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore sesa meningjiti bakterial.

Trajnerja spanjole Montse Tomé tregoi në një konferencë për shtyp se priste që Bonmati të merrte pjesë në Kampionatin Evropian, Kampionët në fuqi të botës, ‘La Roja’, do të hapin Kampionatin Evropian të enjten kundër Portugalisë, më pas do të përballen me Belgjikën më 7 korrik dhe Italinë më 11 korrik në Grupin B.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll