Sport

VIDEO / Bayerni i Mynihut kalon lehtësisht brazilianët e Flamengos!

Bayerni i Mynihut arrin të mund Flamengon 4-2 dhe fluturon për në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, ku i pret një supersfidë me kampionët evropianë të PSG-s.

30 Qershor 2025, 00:16 Nga DOSJA
VIDEO / Bayerni i Mynihut kalon lehtësisht brazilianët e Flamengos!

SHBA – Bayerni i Mynihut arrin të mund Flamengon 4-2 dhe fluturon për në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, ku i pret një supersfidë me kampionët evropianë të PSG-s.

Bavarezët e nisin fuqishëm ndeshjen dhe janë me dy gola avantazh pas 10 minutave lojës. Në minutën e 6-të, Pulgar shënon me kokë një autogol pas një goditjeje nga këndi nga Kimmich, në minutën e 10-të, Kane dyfishon epërsinë me një gjuajtje me të majtën nga jashtë zonës.

Brazilianët nuk dorëzohen dhe rihapin ndeshjen me ish-lojtarin e Romës dhe Fiorentinës, Gerson, në minutën e 33-të, por para përfundimit të pjesës së parë, Goretzka, përsëri nga jashtë zonës,  shënon golin e tretë.

Në minutën e 55-të, italo-braziliani Jorginho ngushton diferencën me një penallti, por Kane shënon sërish për bavarezët duke rikthyer avantazhin e sigurisë. Me këto shifra 4-2 përfundon i gjithë takimi i cili ashtu si e tregon edhe rezultati ishte i dominuar nga skuadra gjermane e Bundesligës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Qershor 2025, 14:30

Barça bën 'paqe' me Leo Messin...

SPANJE - Leo Messi u largua nga Barcelona në verën e vitit 2021, një traumë për të dhe të gjithë tifozët ...