Sport

Mascherano e pranon: "Kundër kësaj PSG-je, është e komplikuar edhe për Messin"

“Shpresoj që ata të luajnë në këtë nivel për një kohë të gjatë: do ta shohim këtë me kalimin e kohës".

30 Qershor 2025, 08:30 Nga DOSJA
Mascherano e pranon: "Kundër kësaj PSG-je, është e

SHBA - Ka shumë pak gjëra që mund të bëhen kundër kësaj PSG-je. 

Javier Mascherano, trajneri i Inter Miamit, e di mirë këtë, pasi e ka parë ekipin e tij të mposhtur nga parisienët 4-0, në ndeshjen e vlefshme të së dielës për raundin e 16-tave të Kupës së Botës për Klube.

Ja deklaratat e tij për mikrofonat e DAZN: "Ata janë një ekip i shkëlqyer. Do të shohim nëse mund të zgjasin, por sot ata kanë cilësi dhe një trajner të shkëlqyer.

Nuk do të ndalem te marrëdhënia që kam me të. Shpresoj që të luajnë në këtë nivel për një kohë të gjatë: do ta shohim me kalimin e kohës".

Për performancën e Messit, një nga protagonistët më të shumëpritur duke pasur parasysh se ai po përballej me ekipin e tij të fundit evropian.

"Mendoj se Leo luajti një ndeshje të shkëlqyer, me pak raste që patëm. Ne luajtëm shumë më tepër me kundërsulme në pjesën e dytë. Mendoj se tani, në moshën 38 vjeç, është një nder ta stërvit atë. Por kundër një PSG të këtij niveli, edhe për Messin është e komplikuar".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Qershor 2025, 14:30

Barça bën 'paqe' me Leo Messin...

SPANJE - Leo Messi u largua nga Barcelona në verën e vitit 2021, një traumë për të dhe të gjithë tifozët ...