Sport

Dembélé çfarë fati!... Përqafimi me Leo Messin dhe “plaçka” e plotë pas ndeshjes

Dy ish-shokët e ekipit u takuan përsëri në ndeshjen midis PSG dhe Inter Miami: "Sa mirë që të shoh përsëri, - shkroi francezi. - Më i miri i të gjitha kohërave"

30 Qershor 2025, 08:00 Nga DOSJA
Dembélé çfarë fati!... Përqafimi me Leo Messin

SHBA - Ata luajtën së bashku te Barcelona nga viti 2017 deri në vitin 2021. Ousmane Dembélé dhe Leo Messi u takuan përsëri gjatë ndeshjes së 1/8 së finales së Kupës së Botës për Klube midis PSG dhe Inter Miami, e fituar 4-0 nga kampionët evropianë. Pas sfidës ata u përqafuan me mall.

Sulmuesi francez më pas postoi një foto të... “plaçkës” së tij në rrjetet sociale: fanelë, pantallona të shkurtra dhe madje edhe këpucët e asit argjentinas.

"Është mirë të të shoh përsëri, Leo, më i miri i të gjitha kohërave... Shpresoj që të vazhdosh të bësh histori me Inter Miami si në këtë Kupë Bote për Klube."

Dembélé mori në shtëpi edhe fanelat e dy ish-shokëve të tjerë të ekipit të Barcelonës, Luis Suarez dhe Jordi Alba. Këto “trofe” u shfaqën edhe në rrjetet sociale nga një lojtar që është padyshim shumë krenar që është ribashkuar me miqtë e vjetër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ousmane Dembélé (@o.dembele7)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Qershor 2025, 14:30

Barça bën 'paqe' me Leo Messin...

SPANJE - Leo Messi u largua nga Barcelona në verën e vitit 2021, një traumë për të dhe të gjithë tifozët ...