Aktualitet

Shpërndante drogëra të forta në qytet, arrestohet 21-vjeçari në Dibër, u kap me doza kokainë

Policia bën me dije se në momentin e arrestimit i riu kishte të fshehur në trup një sasi kokainë të ndarë në doza.

30 Qershor 2025, 10:38 Nga N.F
Shpërndante drogëra të forta në qytet, arrestohet
Foto

DIBËR- Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Dibër. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi shpërndante drogëra të forta në disa lagje të qytetit.

Policia bën me dije se në momentin e arrestimit i riu kishte të fshehur në trup një sasi kokainë të ndarë në doza. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte veprimtarinë në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, në disa lagje të qytetit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, kapën dhe vunë në pranga shtetasin O. F., 21 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër.

Në momentin e kapjes, iu gjet e fshehur në trup një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të kryer nga 21 vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

shpërndante drogëra të forta arrestohet 21-vjeçari

Sondazh

Poll