Aktualitet

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe me pemë ahu

Paraprakisht bëhet me dije se zjarri ka përfshirë një zonë të mbuluar me pyje ahu.

29 Qershor 2025, 21:59 Nga M.B
Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe me
Foto ilustruese

BULQIZA- Një vatër zjarri është regjistruar sot në zonën e Malit me Gropa, në fshatin Bize të Martaneshit. Paraprakisht bëhet me dije se zjarri ka përfshirë një zonë të mbuluar me pyje ahu.

Mësohet se në terren kanë ndërhyrë forcat e ADZM Dibër, zjarrfikësit e Bulqizës dhe banorë të zonës, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe ndalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Nga ana tjetër, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

mali me gropa

Sondazh

Poll