Aktualitet

U vodh në brigjet greke, policia sekuestron skafin në Sarandë, në kërkim autorët

Skafi është vjedhur në zonën e Igumenicës dhe u zbulua në Saranda nga policia.

30 Qershor 2025, 09:17 Nga N.F
U vodh në brigjet greke, policia sekuestron skafin në Sarandë,
Foto

SARANDË- Policia e Sarandës ka zhvilluar një operacion për identifikimin dhe gjetjen e një skafi të vjedhur në brigjet greke. Skafi është vjedhur në zonën e Igumenicës dhe u zbulua në Saranda nga policia.

Skafi është sekuestruar në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku ishte transportuar me kamion pasi ishte nxjerrë më parë nga deti me ndihmën e një vinçi. Policia ka ndaluar drejtuesi i vinçit, shtetasi E. D., banues në fshatin Gjashtë. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të arrestuar autorët.

sarande

Sondazh

Poll