Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët një automjet në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë pasagjerët

Sipas informacioneve, 4 personat që ndodheshin në makinë kanë arritur të dalin në kohë dhe kanë shpëtuar pa lëndime.

29 Qershor 2025, 21:56 Nga M.B
Shkrumbohet nga flakët një automjet në Rrugën e Arbrit,
Foto ilustruese

RRUGA E ARBRIT- Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në Rrugën e Arbrit, në vendin e njohur si Gjoricë. Sipas informacioneve, 4 personat që ndodheshin në makinë kanë arritur të dalin në kohë dhe kanë shpëtuar pa lëndime.

Bëhet me dije se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit. 

rruga e arbrit

Sondazh

Poll