Politike

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Bashkia e Tiranës bën tendera për mobilie

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Vangjeli u shpreh se teksa qytetarët ende presin për të marrë bonuset e qirave dhe banesat e rindërtuara, bashkia bën tendera për të mobiluar zyrën e kryetares së komanduar nga Edi Rama.

29 Qershor 2025, 12:28 Nga E. D
PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Bashkia e
Genta Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partisë Demokratike, Genta Vangjeli ka denoncuar bashkinë e Tiranës. Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Vangjeli u shpreh se teksa qytetarët ende presin për të marrë bonuset e qirave dhe banesat e rindërtuara, bashkia bën tendera për të mobiluar zyrën e kryetares së komanduar nga Edi Rama. Vangjeli theksoi se ky model është tashmë i dukshëm edhe në drejtimin e kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Partia Demokratike denoncon shpërdorimin e fondeve publike nga Bashkia e Tiranës përmes tenderave të dyshimtë dhe me mungesë konkurrence, që rëndojnë buxhetin e qytetarëve dhe nuk reflektojnë prioritetet e vërteta të komunitetit.

Sipas open procurement, në total, 17 milion euro me TVSH janë shpenzuar nga Bashkia e Tiranës për pajisje dhe orendi mobilimi, përmes 63 tenderave, ku janë shpallur fitues vetëm 16 operatorë ekonomikë – mesatarisht 4 tendera për çdo operator.

Ky përqendrim alarmues nuk është aspak rastësor, por pasojë e kritereve kualifikuese të hartuara me qëllim favorizimin e subjekteve të caktuara, në shkelje të konkurrencës së ndershme.

Ky model është tashmë i dukshëm edhe në drejtimin e kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, znj. Anuela Ristani.

Në datë 23 qershor, ishte parashikuar zhvillimi i një procedure prokurimi me objekt:

‘Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë, Loti 2’, me fond limit 310 mijë euro.

 

genta vangjeli

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll