Aktualitet

Çfarë ndodhi në Lezhë? Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon në drejtim të një automjeti, arrestohet drejtuesi

28 Qershor 2025, 13:51 Nga DOSJA
Çfarë ndodhi në Lezhë? Nuk i ndaloi postbllokut, policia
automjeti

LEZHË- Një incident është regjistruar ditën e sotme në Lezhë. Policia ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që nuk i ndaloi postbllokut të bluve. 

Ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë- Milot, në afërsi të fshatit Gajush. Sipas informacioneve, nuk ka persona të lënduar nga incidenti, ndërsa raportohet se është arrestuar drejtuesi i mjetit në fjalë. I riu dyshohet se po lëvizte pa patentë dhe kjo është arsyeja pse nuk ka ndaluar.

 

Sondazh

Poll