Sport

Jurgen Klopp ‘ulëret’: “Kam frikë se lojtarët do të dëmtohen si kurrë më parë”...

Në një intervistë me të përditshmen gjermane Die Welt, ish-trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, e kritikoi hapur Kupën e Botës për Klube. Ai beson se kalendari i mbingarkuar është i rrezikshëm.

28 Qershor 2025, 16:00 Nga DOSJA
Jurgen Klopp ‘ulëret’: “Kam frikë se lojtarët

GJERMANI - Jürgen Klopp nuk është aspak i kënaqur me Kupën e Botës për Klube. Në një intervistë me të përditshmen gjermane Die Welt, ish-trajneri i Liverpoolit e quajti atë "idenë më të keqe të zbatuar ndonjëherë në futboll". Drejtori i futbollit të Red Bull është veçanërisht i shqetësuar për shëndetin e lojtarëve.

"Vitin e kaluar ishte Kupa e Amerikës dhe Kampionati Evropian. Këtë vit është Kupa e Botës për Klube, dhe vitin tjetër kemi Kupën e Botës", tha ai.

"Kjo do të thotë se nuk ka rikuperim të vërtetë për lojtarët e përfshirë, as fizikisht dhe as mendërisht. Sigurisht, ata fitojnë shumë para. Por edhe NBA-ja fiton shumë para, por ata marrin katër muaj pushim në vit. Virgil Van Dijk nuk e ka marrë as këtë gjatë gjithë karrierës së tij."

Për Jürgen Klopp, pasojat afatgjata mund të jenë dramatike: "Kam frikë se lojtarët do të dëmtohen si kurrë më parë. Nëse jo sezonin tjetër, do të jetë në Kupën e Botës 2026, ose më pas", shton gjermani.

"Ne presim që lojtarët t'i qasen çdo ndeshjeje sikur të ishte e fundit", vazhdoi Klopp. "Ne ua themi këtë 70, ose 75 herë në vit. Por nuk mund të vazhdojë kështu. Duhet t'u japim pushim. Pa atë, ata nuk do të jenë në gjendje të performojnë në mënyrën më të mirë në planin afatgjatë - dhe nëse nuk mund ta bëjnë këtë, i gjithë produkti humbet vlerë për shitësit."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll