Sport

Lajm i mirë për Edoardo Bove: rritet mundësia e një rikthimi në fushë…

Mesfushori verdhekuq është duke u rikthyer në fushë: gjendja e tij jep shpresë

28 Qershor 2025, 13:00 Nga DOSJA
Lajm i mirë për Edoardo Bove: rritet mundësia e një rikthimi

ITALI - Edoardo Bove mund të rikthehet në fushë së shpejti. Lajme të mira në lidhje me shëndetin e mesfushorit në pronësi të Romës.

Në javët e fundit, Bove i është nënshtruar testeve të mëtejshme, të cilat kanë dhënë rezultate negative: tani kanë mbetur vetëm edhe disa teste të tjera para se të marrë dritën jeshile përfundimtare për t'u rikthyer në lojë. 

Më 1 korrik, Bove do të kthehet te verdhekuqtë, pasi të skadojë huazimi i tij me Fiorentinën dhe ata do të punojnë për të gjetur zgjidhjen më të mirë në lidhje me të ardhmen e tij.

Hipoteza kryesore mbetet që mesfushori do të luajë përsëri jashtë vendit, sigurisht që nuk do të ketë mungesë ofertash, por mundësia për ta parë përsëri në Itali nuk mund të përjashtohet: gjithçka do të varet nga shumë situata burokratike që do të duhet të zgjidhen. 

Pas atakut kardiak të pësuar në ndeshjen kundër Interit, Bove po fillon të shohë dritën në fund të tunelit në një periudhe jashtëzakonisht të vështirë. Ai është i lumtur dhe mezi pret të kthehet në fushë pas një mungese të gjatë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll