Sport

ZYRTARE/ Merr fund “telenovela” te Flamurtari, në krye të kuqezinjve një spanjol...

Tashmë gjithçka është zyrtare. Carlos Garcia do të jetë trajneri i ri i Flamurtarit.

28 Qershor 2025, 15:30 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Merr fund “telenovela” te Flamurtari, në krye të
Ish-trajneri Artim Pollozhani (D) dhe trajneri i ri spanjoli Carlos Garcia

VLORE - Kuqezinjtë e kanë prezantuar ditën e premte trajnerin e tyre të ri. Spanjoli Carlos Garcia do të drejtojë kuqezinjtë e Vlorës në sezonin e ri 2025-2026. Ndërsa palët kanë firmosur kontratë mes tyre, klubi vlonjat i uron teknikut spanjol mirë se ardhjen dhe suksese në Superiore.

“Carlos García është zyrtarisht trajner i Flamurtari Football Club .

Më herët ka qenë zv.trajner te Chicago, si dhe në Itali tek Udinese.

Sa i përket karrierës si futbollist, ka luajtur me RCD Espanyol , UD Almería , Real Betis , Maçabi Tel Aviv në Izrael , Alanyaspor në Turqi .

Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”, ka shkruar klubi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flamurtari Football Club (@flamurtarifc1923)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll