Sport

Mourinho anulon transferimin e Jadon Sanchos te Fenerbahçe… Ja arsyeja!

Anësori i Manchester United ishte në shënjestër të Ali Koç, presidentit të klubit turk, i cili tashmë kishte kërkuar të zbulonte kushtet. Por pas bisedimeve me Amorim, trajnerin e “Djajve”, gjithçka ndryshon

28 Qershor 2025, 11:30 Nga DOSJA
Mourinho anulon transferimin e Jadon Sanchos te Fenerbahçe… Ja

TURQI - I vendosur për t’i siguruar ekipit të José Mourinhos lojtarë të nivelit të lartë, Ali Koç, presidenti i Fenerbahçes, kërkoi të zbulonte kushtet e transferimit të Jadon Sanchos, por “Special One” e pengoi marrëveshjen.

Sipas gazetës 'Fanatik', trajneri portugez foli me Ruben Amorim rreth sulmuesit të Manchester United, i cili ishte i huazuar te Chelsea sezonin e kaluar dhe nuk i pëlqeu ajo që dëgjoi. Me sa duket, trajneri i “Djajve të Kuq” ka folur për një lojtar që "nuk ka shumë dëshirë për të punuar dhe luajtur", gjë që sigurisht nuk i pëlqeu Mourinhos.

Trajneri portugez i ekipit të Stambollit, shton 'Fanatik', dëshiron vetëm "profesionistë" në ekip, ai nuk dëshiron futbollistë që shkojnë në Turqi "për para dhe që nuk ndiejnë asnjë besnikëri ndaj klubit".

Jadon Sancho, i cili vlerësohet nga Transfermarkt me 28 milionë euro, ka një kontratë me Manchester United deri në vitin 2026. Sezonin e kaluar, ndërsa luante për Chelsean, ai shënoi 5 gola dhe bëri 10 asiste, në 42 paraqitje. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll