Bota

Djali i princeshës së Norvegjisë dyshohet për 23 krime, përfshirë 3 përdhunime

28-vjeçari u vu nën hetim policor pas arrestimit të tij më 4 gusht 2024, me arsyetimin e një sulmi ndaj partneres që kishte asokohe.

27 Qershor 2025, 15:02 Nga r.ll
Djali i princeshës së Norvegjisë dyshohet për 23 krime,
Marius Borg Hojby

NORVEGJI- Policia norvegjeze ka njoftuar përfundimin e një hetimi dhjetëmujor ndaj Marius Borg Hojby, djalit të Princeshës së Kurorës Mette-Marit nga një marrëdhënie e mëparshme.

Hetimi ka zbuluar se ai dyshohet për 23 vepra penale, përfshirë tre akuza për përdhunim. Sipas mediave të huaja, 28-vjeçari u vu nën hetim policor pas arrestimit të tij më 4 gusht 2024, me arsyetimin e një sulmi ndaj partneres që kishte asokohe.

Sipas policisë, më pas u dhanë dëshmi të mëtejshme, duke çuar në zgjerimin e hetimit dhe ngritjen e akuzave shtesë. Deri më tani, nuk është lëshuar asnjë deklaratë zyrtare nga familja mbretërore apo vetë i pandehuri.

marius borg hojby norvegji

Sondazh

Poll