27 Qershor 2025, 11:10
Nga E. D
foto ilustruese
SERBI- Gjykata e Lartë në Beograd, me kërkesë të prokurorisë, caktoi masën e paraburgimit për pesë persona të dyshuar për përgatitjen e veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë, ndërsa ndaj të gjashtit u shqiptua masa e arrestit shtëpiak.
Paraburgimi për pesë të dyshuarit - I.M., B.M., V.K., N.A. dhe A.I. - mund të zgjasë deri në 30 ditë.
Siç u bë e ditur, kjo masë u caktua sepse “ekzistojnë rrethana që tregojnë se të dyshuarit, në një periudhë të shkurtër kohore, mund ta përsërisin veprën penale”.
Për të njëjtën arsye, ndaj të akuzuarit S.G. u caktua masa e arrestit shtëpiak, me përdorim të monitorimit elektronik.
Në deklaratën e Gjykatës së Lartë në Beograd thuhet se I.M. dhe B.M. dyshohen për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve, si dhe përgatitje të akteve kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë.
Këto veprime lidhen me veprën penale: thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues.
V.K., N.A., A.I. dhe S.G., në anën tjetër, dyshohen për përgatitjen e një akti kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë.
Edhe këto veprime lidhen me veprën penale: thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues.
Të gjithë ata e mohuan fajësinë.
Ata u arrestuan më 25 qershor, nën dyshimet se planifikuan “ndryshimin e dhunshëm të pushtetit” në Serbi, gjatë një tubimi që studentët protestues e kanë paralajmëruar tashmë për datën 28 qershor në Beograd.
Policia njoftoi më pas se ata dyshohet se janë takuar në një hotel në Kralevë, me qëllim “planifikimin e ndryshimit të dhunshëm të pushtetit në Serbi dhe organizimin e sulmeve ndaj përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, sulmeve fizike ndaj pjesëtarëve të policisë me qëllim çarmatosjen e tyre, si dhe ndërhyrjeve të dhunshme në ndërtesën e Qeverisë serbe dhe në institucione të tjera”.
Studentët protestues u kanë kërkuar autoriteteve të shpallin zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri më 28 qershor, kur është planifikuar protesta e tyre.
Kërkesë tjetër e tyre është ndërprerja e një tubimi në qendër të Beogradit, ku kundërshtarët e studentëve protestues, të cilët e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe tash e tre muaj.
Studentët protestues kanë deklaruar se, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri më 28 qershor në orën 21:00, ata presin që “qytetarët të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”.
Autoritetet kanë paralajmëruar se, në ditët në vijim, do të vazhdojnë me arrestimet e atyre që “po përgatisin akte kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë”.
Studentët kanë filluar bllokimin e fakulteteve dhe protestat në fund të nëntorit të kaluar, duke kërkuar përgjegjësi nga autoritetet për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor./REL
serbi
Bota
27 Qershor 2025, 10:05
E. D
pamje nga vendngjarja
BANGKOK- Një incident i pabesueshëm ka ndodhur në një fluturim të Thai Lion Air nga ...
Bota
27 Qershor 2025, 09:54
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) pretendojnë se operacioni vrau 11 shkencëtarë bërtham...
Bota
27 Qershor 2025, 09:39
E. D
Donald Trump
IRAN- Administrata Trump ka diskutuar ndihmën që Irani të ketë në dispozicion deri në 30 mil...
Bota
27 Qershor 2025, 09:34
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Në vitin 2024, 26% e fëmijëve në Gjermani jetonin në familje me të paktën tre f&eum...
Bota
27 Qershor 2025, 08:58
E. D
foto ilustruese
KOLUMBI- Një rrëshqitje dheu ka nodhur në Kolumbi, ku si pasojë 16 persona kanë humbur jetën....
Bota
27 Qershor 2025, 08:38
M.B
Pamjet satelitore shfaqin kompleksin Fordo, para se SHBA-të ta godiste impiantin bërthamor.
LINDJE E MESME- Shtetet e Bashkuara dhe Irani jan&eum...
Bota
27 Qershor 2025, 08:36
E. D
foto ilustruese
POLONI- Pas fitores së kandidatit të saj, Karol Nawrocki, në zgjedhjet presidenciale tre javë më parë, kampi...
Bota
27 Qershor 2025, 08:33
E. D
foto ilustruese
GAZA- SHBA-ja miratoi mbështetjen e parë të drejtpërdrejtë financiare për organizatën private të n...
Bota
27 Qershor 2025, 07:46
E. D
foto ilustruese
IRAN- Autoritetet iraniane kanë kryer një valë arrestimesh dhe ekzekutimesh të shumta të personave të dyshuar...
Bota
27 Qershor 2025, 07:35
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Këshilli Evropian ka përsëritur mbështetjen e tij për një paqe gjithëpërfshir&eu...