Bota

E rëndë në Kolumbi/ Të paktën 16 të vdekur nga rrëshqitja e dheut (VIDEO)

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë në rrënoja ku dhe janë shembur shtëpitë. 

27 Qershor 2025, 08:58 Nga E. D

 

E rëndë në Kolumbi/ Të paktën 16 të vdekur nga
foto ilustruese

 

KOLUMBI- Një rrëshqitje dheu ka nodhur në Kolumbi, ku si pasojë 16 persona kanë humbur jetën. Gjithashtu bëhet me dije se tetë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë në rrënoja ku dhe janë shembur shtëpitë. 

Kryetarja e bashkisë së Bellos, Lorena Gonzalez, theksoi se terreni është ende i paqëndrueshëm, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po veprojnë me "rrezik të madh". Rrëshqitja e dheut goditi qytetin pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan daljen nga shtrati të një përroi aty pranë, shpjeguan autoritetet.

kolumbi

Sondazh

Poll