Bota

Izraeli: Kemi goditur 900 objektiva në Iran që nga fillimi i konfliktit, kemi eleminuar 11 shkencëtarë

Sipas tyre, operacioni goditi më shumë se 900 objektiva në total, duke shkatërruar 200 lëshues raketash, të cilët IDF pretendoi se përbënin gjysmën e të gjithë lëshuesve të Iranit.

27 Qershor 2025, 09:54 Nga M.B
Izraeli: Kemi goditur 900 objektiva në Iran që nga fillimi i
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) pretendojnë se operacioni vrau 11 shkencëtarë bërthamorë iranianë dhe 30 zyrtarë të lartë të sigurisë, përfshirë tre komandantë të lartë.

Sipas tyre, operacioni goditi më shumë se 900 objektiva në total, duke shkatërruar 200 lëshues raketash, të cilët IDF pretendoi se përbënin gjysmën e të gjithë lëshuesve të Iranit. Sulmet shkatërruan gjithashtu avionë dhe vende prodhimi raketash, "duke parandaluar kështu prodhimin e mijëra raketave shtesë", sipas IDF.

Më herët të enjten, ministri i mbrojtjes i Izraelit tha në një intervistë me Channel 13 se nuk kishte pasur asnjë mundësi për të vrarë udhëheqësin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, gjatë Operacionit “Rising Lion”, por tha se Izraeli do ta kishte “vrarë atë” nëse do të kishte dalë një e tillë.

lindje e mesme

Sondazh

Poll