Politike

Plaurent Dervishaj ballafaqohet me Ndojën në GJKKO, përmendet Rama: Ti the që kishe konflikt me kryeministrin

Ndërkohë që Ndoja ka deklaruar se ka dëgjuar shumë fjalë për atentatin e tij, por nuk ka fakte se kush mund ta ketë urdhëruar.  

27 Qershor 2025, 11:48 Nga I.A
Plaurent Dervishaj ballafaqohet me Ndojën në GJKKO, përmendet
Arjan Ndoja, Plaurent Dervishaj dhe Edi Rama

TIRANË- Plaurent Dervishaj është ballafaquar me ish-prokurorin Arjan Ndojën në GJKKO në lidhje me atentatin ndaj tij të fundit. Gjatë debatit mes të dyve, Dervishaj ka zbuluar se Ndoja ka pasur konflikt me kryeministrin Rama dhe zëvëndëskryeministrin.

Më tej Dervishaj ka theksuar se ai mund ta ketë marrë urdhrin për atentatin dhe nga zëvendëskryeministri. Ndërkohë që Ndoja ka deklaruar se ka dëgjuar shumë fjalë për atentatin e tij, por nuk ka fakte se kush mund ta ketë urdhëruar.  

Pjesë nga debati në sallën e gjyqit:

Dervishaj: Ti the se nuk ke pasur probleme me mua dhe se problemi vetëm ishte konflikti me kryeministrin e zëvendëskryeministrin. Atentati jot ka qenë personal apo politik?

Ndoja: Këtë nuk e di unë, këtë duhet ta thotë hetimi.

Dervishaj: Jo, po mbase urdhrin për atentatin, mbase e kam marr nga zëvendëskryeministri.

Ndoja: Unë s’kam asnjë problem, nëse do ta dija, do ta thosha. Unë fjalë kam dëgjuar shumë, po kur nuk bindem, nuk bindem.

Dervishaj: Unë po të shoh në sy dhe nëse do dija që ti ke gisht në atentatin që më ka ndodhur mua, unë s’ta fal….

Ndoja: Cili atentat, jemi për atentatin tim,

Dervishaj: E di ti shumë mirë atentatin ndaj meje. Edhe unë dëgjoja shumë fjalë, po të them nëse do dija që ke lidhje s’ta fal, jo vetëm ty apo kushdo të jetë.

plaurent dervishaj arjan ndoja edi rama

Sondazh

Poll