Aktualitet

Sulmi kibernetik ndaj SPAK/ GJKKO lë në burg ish-zyrtarin e burgut Vlorë, Zambak Gjoni

Mësohet se Gjoni kërkoi lirimin nga qelia me argumentin se nuk ka kryer asnjë veprim në sistemet kompjuterike të SPAK, pot gjykata nuk e miratoi kërkesën e tij.

27 Qershor 2025, 10:20 Nga M.B
Sulmi kibernetik ndaj SPAK/ GJKKO lë në burg ish-zyrtarin e burgut
Foto ilustruese

TIRANA- Ish-drejtuesi i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni i cili akuzohet për ndërhyrje në sisteme kompjuterike pranë SPAK u la nën masën "arrest në burg" nga GJKKO. Mësohet se Gjoni kërkoi lirimin nga qelia me argumentin se nuk ka kryer asnjë veprim në sistemet kompjuterike të SPAK, pot gjykata nuk e miratoi kërkesën e tij.

Ish-drejtuesi i IMT-së, Artjon Rrokaj dhe ish-drejtuesi i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni janë vënë në pranga pasi ata dyshohet se kanë hakëruar më 12 mars emailet e 3 prokurorëve të SPAK. 

Mësohet se hakerët nuk kanë mundur të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT- që sipas SPAK mbetet i pacënuar, por kanë arritur që të marrin të dhënat nga adresat e emaileve të disa prokurorëve. SPAK tha në atë kohë se nuk ka patur rrjedhje të dosjeve hetimore. Hakerët kanë tentuar që të ndërhyjnë edhe në emailin e kryeprokurorit Altin Dumani, por sipas SPAK nuk kanë pasur sukses falë masave të sigurisë.

Ata pasi kanë marrë akses të emaileve kanë shpërndarë dokumentet tek disa persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë dy gazetarë, ish-kreu i burgjeve, Agim Ismaili, si dhe Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë. Prokurori i çështjes Bledar Maksuti i ka urdhëruar ata që kanë rënë në kontakt me dokumentet që të mos i publikojnë, ndërsa janë marrë persona të tjerë në pyetje.

zambak gjoni

Sondazh

Poll