Aktualitet

Gjyqi në GJKKO për atentatin ndaj tij/ Ish-prokurori  Arjan Ndoj dhe Halit Valteri paraqiten për të dëshmuar 

Ish-prokurori është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar. Gjithashtu në GJKKO është thirrur për të dëshmuar edhe Halit Valteri, ish-deputeti, i cili disa vite më parë publikoi një video për atentatin.

27 Qershor 2025, 10:35 Nga E. D
Gjyqi në GJKKO për atentatin ndaj tij/ Ish-prokurori  Arjan Ndoj
Arjan Ndoja

TIRANË- Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seanca për atentatin ndaj ish-prokurori Arjan Ndoja në vitin 2019. Ish-prokurori është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar. Gjithashtu në GJKKO është thirrur për të dëshmuar edhe Halit Valteri, ish-deputeti, i cili disa vite më parë publikoi një video për atentatin.

Atentati ndaj Arjan Ndoj ndodhi më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Prokurori po udhëtonte me makinë së bashku me Aleksandër Laho, i njohur ndryshe dhe si “Rrumi i Shijakut”. Nga të shtënat, mbeti i vrarë shoferi i Arjan Ndoj, Andi Maloku. Për këtë ngjarje është dënuar përjetë Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka qenë persona që ka qëlluar me breshëri ndaj makinës së Ndojt.

arjan ndoja halit valteri

Sondazh

Poll