Bota

SHBA miraton mbështetjen e parë të drejtpërdrejtë financiare për Gazën: 30 mln dollarë për një organizatë ndihmash

Veprimtaria e organizatës GHF, e cila vepron në Rripin e Gazës, është objekt diskutimesh dhe debatesh. Organizata e ndihmës GHF mbështetet  nga SHBA-ja dhe Izraeli. Në maj 2025 GHF filloi punën e saj në Rripin e Gazës, ku ka hapur katër qendra shpërndarjeje ndihmash në jug dhe në qendër të territoreve palestineze.

27 Qershor 2025, 08:33 Nga E. D
SHBA miraton mbështetjen e parë të drejtpërdrejtë
foto ilustruese

GAZA- SHBA-ja miratoi mbështetjen e parë të drejtpërdrejtë financiare për organizatën private të ndihmave humanitare GHF, e cila ofron ndihmë humanitare për palestinezët në Gaza. "Ne kemi miratuar 30 milionë dollarë fonde për Fondacionin Humanitar të Gazës (Gaza Humanitarian Foundation)", tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së. "Dhe u bëjmë thirrje vendeve të tjera që të mbështesin gjithashtu GHF-në dhe punën e saj vendimtare."

Objekt kritikash

Veprimtaria e organizatës GHF, e cila vepron në Rripin e Gazës, është objekt diskutimesh dhe debatesh. Organizata e ndihmës GHF mbështetet  nga SHBA-ja dhe Izraeli. Në maj 2025 GHF filloi punën e saj në Rripin e Gazës, ku ka hapur katër qendra shpërndarjeje ndihmash në jug dhe në qendër të territoreve palestineze.

Mungesë neutraliteti

Organizata private e ndihmave GHF është kritikuar nga OKB-ja dhe organizatat e ndihmave humanitare për përpjekjet e saj për të rindërtuar një sistem shpërndarjeje ndihmash, i cili ekziston prej kohësh dhe probleme me neutralitetin. Kurse SHBA thotë se rrugët dhe shpërndarësit tradicionalë të ndihmave në Gazë janë kompromentuar nga Hamasi. GHF kritikohet po ashtu se puna e saj për shpërndarjen e ndihmave, është shoqëruar me skena kaotike dhe vdekje.

Në fillim të marsit Izraeli vendosi një bllokadë mbi ndihmat humanitare për Rripin e Gazës për shkak të bisedimeve për armëpushim që kishin ngecur. Bllokada u hoq pjesërisht vetëm në fund të muajit maj./DW

 

lufta ne gaza

Sondazh

Poll