Sport

Lajme të këqija për Realin!... Jude Bellingham e ka vendosur, anglezi nuk duron më

Jude Bellingham do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe do të mungojë për tre muaj.

27 Qershor 2025, 10:30 Nga DOSJA
Lajme të këqija për Realin!... Jude Bellingham e ka vendosur,

SHBA - Real Madridi ka disa lajme të këqija pas ndeshjet për Kupës së Botës midis Klubeve. Sipas shtypit spanjol, Jude Bellingham nuk do ta shtyjë më operacionin në shpatullën e majtë.

Mesfushori anglez ka sakrifikuar shumë, pasi u dëmtua më 5 nëntor 2023. Sipas gazetës AS, 21-vjeçari ka luajtur 100 ndeshje që atëherë, duke luajtur gjithmonë me mbrojtje... dhe me dhimbje.

"Kam një operacion të planifikuar pas Kupës së Botës për Klube. Shpresoj pas finales. Kam pritur një kohë të gjatë dhe po më mbaron durimi. Si mjekët, ashtu edhe fizioterapistët, po sillen në mënyrë të jashtëzakonshme, por dua të ndihem i lirë", tha ai pas ndeshjes kundër Pachucas.

Tani, lajmi është se mungesa e Bellingham pritet të jetë jo më pak se tre muaj. Mesfushori do të humbasë të paktën tetë ndeshje të La Ligës dhe dy ndeshje të Ligës së Kampionëve, nëse skenari tremujor konfirmohet.

Bellingham ka qenë një lojtar kyç për Real Madridin që kur u bashkua nga Borussia Dortmund, duke shënuar 38 gola dhe duke dhënë 26 asiste në 96 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll