Sport

Euro U19: Holanda kurorëzohet kampione e Evropës, zbret Spanjën nga froni!

Për herë të parë në historinë e saj, Holanda u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit në Europianin e moshave U19, duke arritur të ngre trofeun falën autogolit Jimenez.

27 Qershor 2025, 00:17 Nga DOSJA
Euro U19: Holanda kurorëzohet kampione e Evropës, zbret Spanjën

RUMANI - Pas tre finaleve të humbura, Holanda rrëzoi nga froni Spanjën dhe fitoi trofeun për herë të parë në Euro U19. 

Në finalen e zhvilluar të enjten në mbrëmje në Bukuresht, Holanda mundi Spanjën 1-0, e cila kishte fituar titullin në garën e fundit, dhe bëri histori. 

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 62-të nga portieri i Spanjës, Raul Jimenez, një autogol. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll