Sport

VIDEO / City shkatërron Juventusin dhe merr kreun e grupit!

Me këtë triumf, City jo vetëm që siguron kualifikimin për fazën tjetër të turneut, por e bën këtë si kryesues i grupit, duke lënë pas një Juventus që u përball me vështirësi të mëdha përballë furisë angleze.

26 Qershor 2025, 23:02 Nga DOSJA
VIDEO / City shkatërron Juventusin dhe merr kreun e grupit!

SHBA - Manchester City ka marrë vendin e parë në Grupin B të Botërorit të Klubeve, pas një fitoreje madhështore ndaj Juventusit. Në sfidën e luajtur në “Camping World Stadium” të Orlandos, skuadra e Pep Guardiolës dominoi bardhezinjtë dhe fitoi me rezultatin e thellë 5-2. Me këtë triumf, City jo vetëm që siguron kualifikimin për fazën tjetër të turneut, por e bën këtë si kryesues i grupit, duke lënë pas një Juventus që u përball me vështirësi të mëdha përballë furisë angleze.

Dy gola në dy minuta lojë në ndeshjes mes Juventusit dhe Manchester City-t, në ‘Camping World Stadium’ të Orlandos. Fillimisht e tundi rrjetën skuadra e Pep Guardiplës me Dokun në minutën e nëntë, pas një lëvizjeje të bukur në krahun e majtë të sulmit.

Vetëm dy minuta më vonë, bardhezinjtë barazuan rezultatin me Koopmeiners, që shfrytëzoi një gafë të qytetarëve në mbrojtje. Gabimin e radhës foshnjarak e bën Kalulu i Juventusit me një autogol që mund t’u shkojë për shtat vetëm futbollistëve amatorë.

Pjesa e dytë nis me goli për City-n, me Haaland, i aktivizuar në këtë fraksion, realizon golin e tretë për skuadrën e tij. Në të 69-tën vjen edhe goli i katërt për ekipin e Guardiolës, i shënuar nga Foden.

Ndeshja kthehet në makth për bardhezinjtë, pasi Savinho shënon një gol të mrekullueshëm nga distanca. Gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Vlahovic shkurton diferencën në 2-5. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll