Sport

Pep Guardiola: "Ka kaluar ca kohë që kur kemi luajtur, siç luajtëm kundër Juves"

Trajneri i Cityt foli pas fitores së madhe që arriti ndaj italianëve.

27 Qershor 2025, 08:00 Nga DOSJA
Pep Guardiola: "Ka kaluar ca kohë që kur kemi luajtur, siç

SHBA - Pep Guardiola ishte i fuqishëm në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes kundër Juventusit. Ja çfarë deklaroi ai…

Prania e Rodrit? "Nuk ka ekip që nuk mund ta humbasë lojtarin më të mirë në botë. Rodri e di çfarë të bëjë me topin në çdo kohë... Nuk e prisja që të luante më shumë se 45 minuta, por ai më tha: 'Më jep pak më shumë kohë.' Në pjesën e dytë, kishim më shumë kontroll dhe i thashë vetes: 'Ai është gati për sfidën tjetër.'"

Sezoni i kaluar? "Vitin e kaluar humbëm shumë lojtarë për shkak të dëmtimeve dhe humbëm energjinë që kemi pasur gjithmonë."

Ndeshje e shkëlqyer? "Ka kaluar shumë, shumë kohë që kur kemi pasur një performancë si kjo e sotme, nuk kemi luajtur kështu."

Real Madridi, një rival? "Të gjithë e dinë se çfarë lloj skuadre janë. Jam i lumtur që Xabi është atje, por ne ende nuk e dimë nëse Real Madridi do të jetë rivali ynë apo jo. Kur ta dimë, do të flas."

Largimi i Lillos? "Sigurisht që më mungon Juanma (ndihmësi). Ai është një person i jashtëzakonshëm në jetën time për shumë arsye. Ai është një nga qeniet njerëzore më të mira që kam takuar ndonjëherë. Ai dhe Íñigo (ndihmës i Lillos) ishin të rëndësishëm në dy sezonet e fundit. Sezoni i kaluar ishte shumë i ndërlikuar për të gjithë, por ne arritëm ta përballonim sa më mirë që mundëm." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll