Bota

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Së bashku me SHBA-të i kemi kërkuar Iranit të dorëzojë uraniumin e pasuruar

Në një intervistë me Kanalin 13 të Izraelit, Katz komentoi mbi sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane që ndodhën gjatë fundjavës.

27 Qershor 2025, 07:36 Nga M.B
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Së bashku me SHBA-të i kemi
Israel Katz

LINDJE E MESME- Ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i kanë thënë Iranit se duhet të dorëzojë uraniumin e pasuruar. Në një intervistë me Kanalin 13 të Izraelit, Katz komentoi mbi sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane që ndodhën gjatë fundjavës.

“Që në fillim ishte e qartë se sulmi do të neutralizonte infrastrukturën përreth nuk do të eliminonte vetë materialin (bërthamor). Tani ekziston një qëndrim i përbashkët amerikano-izraelit që i thotë Iranit: ‘Duhet ta dorëzosh këtë material’”, tha Katz

Sipas tij, qëllimi i sulmeve të fundit të Izraelit ndaj Iranit ishte të “neutralizonte kapacitetet”.

"Sot, ata nuk kanë asnjë mënyrë për të prodhuar një bombë bërthamore, sepse ne shkatërruam edhe impiantin e konvertimit që e kthen uraniumin në formë të ngurtë", pohoi ai.

israel katz

Sondazh

Poll