Aktualitet

"Nëse ke në xhep BKH, ke SPAK," Lala: Dy kandidatë potencialë për kreun e BKH-së janë Elton Kërluku dhe Joni Keta! I shoh si favoritët kryesorë

Lala shtoi se përzgjedhjen e kandidatit për kreun e BKH e bën një grup prej tre prokurorësh, Dumani, Kraja dhe Dibra.

26 Qershor 2025, 22:36 Nga N.F
"Nëse ke në xhep BKH, ke SPAK," Lala: Dy kandidatë
Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me garën që po zhvillohet për kreun e BKH, ku kanë mbetur shtatë kandidatë, pasi u skualifikuan gjashtë të tjerë. Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV u shpreh se të gjithë kandidatët e mbetur në garë kanë potencial për të drejtuar institucion. Ajo theksoi se kandidatët kanë karriera të ndërtuara me profesionalizëm, por veçoi dy prej kandidatëve si më potencialë, Elton Kërluku dhe Joni Keta. 

Lala shtoi se përzgjedhjen e kandidatit për kreun e BKH e bën një grup prej tre prokurorësh, Dumani, Kraja dhe Dibra. Ajo theksoi se ka patur debat në një nga mbledhjet ku kanë qenë edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, që monitorojnë. Sipas saj debati nuk ka qenë për emra, por mënyrën se si do të zhvillohej procesi. 

"Nëse ke në xhep BKH, kushdo ka kreun në anën e tij, ka Prokurorinë e Posaçme. Është struktura mbështetëse e SPAK, kryen çdo veprim hetimor, zbardhje përgjimesh, gjithçka. Është ajo që bën brumin e të gjithë asaj që ndodh dhe pastaj prokurorët bën sitjen për të formuluar akuza. Lufta për të patur të vetin në BKH është luftë e ashpër.

Shoh si problem, KLP çfarë do të bëjë. KLP mund të rrëzojë kandidaturën dhe pastaj procesi nis nga e para. Kur u hap gara kishte 13 kandidatura, 6 u skualifikuan, për shkak të kritereve formale. Një ndër emrat është ish drejtori i policisë, Haki Cako, i skualifikuar. 

Përzgjedhjen e kandidatit për kreun e BKH e bën një grup prej tre prokurorësh, Dumani, Kraja dhe Dibra. Ka patur debat në një nga mbledhjet ku kanë qenë edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, që monitorojnë. Debati nuk ka qenë për emra, por mënyrën se si do të zhvillohej procesi. Ka patur tone të larta. Ka profesionistë të mirë, me karriera të spikatura.

Shoh në mesin e tyre dy kandidatë potencialë, Elton Kërluku dhe Joni Keta, i shoh si favoritët kryesorë. Është proces, por i shoh, sepse Kërluku vjen nga ekspertizë e hetimit të krimit financiar. Keta ka punuar te Krimet e Rënda, është marrë me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Të gjithë emrat aty i plotësojnë kriteret. Debati është, a ka interference politike? Ky është proces që do të zgjasë sepse janë shtatë faza", deklaroi Lala. 

klodiana lala bkh spak

Sondazh

Poll