Bota

Seul: Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa në Rusi në korrik ose gusht!

Në këmbim të dërgimit të municioneve të artilerisë dhe raketave nga Koreja e Veriut në Rusi, Pheniani ka të ngjarë të marrë këshilla teknike mbi lëshimet e satelitëve dhe sistemet e udhëzimit të raketave, tha Lee, duke cituar informimin e NIS.

26 Qershor 2025, 21:51 Nga N.F
Seul: Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa
Foto

KORE- Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa në Rusi në korrik ose gusht për t'u bashkuar me luftën në Ukrainë ndërkohë që vazhdon të furnizojë me armë Rusinë. Kwshtu thanë ligjvënësit e Koresë së Jugut , duke cituar informacione nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) i vendit. NIS beson se Rusia mund të jetë duke u përgatitur të nisë një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në korrik ose gusht.

“Vendosja shtesë mund të bëhet që në korrik ose gusht”, tha Lee, duke shtuar se agjencia e inteligjencës përmendi një grumbullim të ri trupash për dërgesën e Koresë së Veriut dhe vizitën e fundit në Phenian të Sekretarit të Këshillit të Sigurisë Ruse, Sergei Shoigu, i cili u takua me Kim Jong Un më 17 qershor me urdhër të Presidentit Putin.

Në këmbim të dërgimit të municioneve të artilerisë dhe raketave nga Koreja e Veriut në Rusi, Pheniani ka të ngjarë të marrë këshilla teknike mbi lëshimet e satelitëve dhe sistemet e udhëzimit të raketave, tha Lee, duke cituar informimin e NIS.

Pas muajsh heshtjeje, Koreja e Veriut dhe Rusia kanë zbuluar vendosjen e trupave të Koresë së Veriut në Ukrainë dhe rolin e tyre në ofensivën e Moskës kundër Ukrainës për të rimarrë rajonin Kursk. Të dy vendet kanë thënë se bashkëpunimi i tyre bazohet në marrëveshjen që udhëheqësit e tyre nënshkruan qershorin e kaluar, e cila përfshin marrëveshje të ndërsjella bashkëpunimi në mbrojtje.

lufta rusi-ukraine korea e veriut

Sondazh

Poll