Bota

Grabitja e tij e vitit 1973 i dha emër "sindromës së Stokholmit", ndërron jetë në moshën 78-vjeçare Clark Olofsson

Dy kriminelët u dorëzuan dhe pengjet u liruan. Si shenjë e pakënaqësisë së tyre me autoritetet, ish-pengjet zgjodhën të heshtin gjatë gjyqit të pengmarrësve të tyre.

26 Qershor 2025, 19:57 Nga N.F
Grabitja e tij e vitit 1973 i dha emër "sindromës së
Clark Olofsson

SUEDI- Clark Olofsson, grabitësi që mbajti peng katër persona për gjashtë ditë në vitin 1973 në një bankë në Stokholm ka vdekur në moshën 78 vjeç. Lajmin e njoftoi familja e tij. Ai vdiq në një spital suedez pas një sëmundjeje të gjatë.

Me dënime të shumta për grabitje të armatosur, tentativë vrasjeje, trafik droge dhe sulm, ai kaloi më shumë se gjysmën e jetës së tij në burg. Ai njihet më së miri për rolin e tij në grabitjen e Kreditbanken në qendër të kryeqytetit suedez më 23 gusht 1973.

Atë ditë, Janne Olsson sulmoi një bankë të armatosur me një mitraloz dhe mori peng katër punonjës, ndërsa policia dhe snajperët rrethuan ndërtesën. Nën ndikimin e drogës, Olsson kërkoi që bashkëpunëtori i tij Clark Olofsson - i cili ishte në burg në atë kohë dhe ishte dënuar për grabitje- ta çonte në bankë. Qeveria suedeze e pranoi kërkesën.

Janne Olsson u qetësua pothuajse menjëherë pasi mbërriti Olofsson, dhe një pengje, Kristin Enmark, e pa atë si një shpëtimtar. Nga ky rast mori emër "sindroma e Stokholmit".

"Ai më premtoi se asgjë nuk do të më ndodhte, dhe vendosa ta besoja", shkroi Enmark në librin e saj, duke rrëfyer përvojën e saj.

"Unë u sëmura nga sindroma e Stokholmit. Isha 23 vjeçe, isha e tmerruar," theksoi ajo.

Disa herë gjatë marrjes së pengjeve - një nga ngjarjet e para që u transmetua drejtpërdrejt në televizion - Enmark foli dhe i mbrojti pengmarrësit e saj.

"I besoj plotësisht Clark-ut dhe grabitësit. Nuk kam frikë prej tyre fare. Nuk më bënë asgjë. Ishin shumë të sjellshëm", tha ajo në një bisedë telefonike me kryeministrin e atëhershëm Olof Palme në ditën e dytë të robërisë së saj.

"A e dini nga çfarë kam frikë? Policia që hyn me forcë në bankë", i tha ajo atij gjatë asaj bisede.

Pas ditës së gjashtë, policia ndërmori veprime, duke thyer çatinë e bankës, duke përdorur gaz lotsjellës. Dy kriminelët u dorëzuan dhe pengjet u liruan. Si shenjë e pakënaqësisë së tyre me autoritetet, ish-pengjet zgjodhën të heshtin gjatë gjyqit të pengmarrësve të tyre.

Që atëherë, ekspertët kanë debatuar vlefshmërinë e "Sindromës së Stokholmit" si një çrregullim të vërtetë psikiatrik, me disa që e konsiderojnë atë më shumë si një mekanizëm mbrojtës kundër një situate traumatike.

clark olofsson

Sondazh

Poll