Bota

Raporti i CNCTR: Në Francë në vitin 2024 u gjurmuan më shumë të dyshuar për terrorizëm sesa për krim të organizuar

Marsin e kaluar, qeveria franceze theksoi se kërcënimi terrorist u rrit papritur pas tetorit 2023, kur shpërtheu lufta në Rripin e Gazës dhe më pas, me përmbysjen e regjimit sirian, gjë që intensifikoi paqëndrueshmërinë gjeopolitike.

26 Qershor 2025, 20:38 Nga N.F
Raporti i CNCTR: Në Francë në vitin 2024 u gjurmuan më
Foto

FRANCË- Lufta kundër terrorizmit ishte arsyeja kryesore për përdorimin e teknikave të mbikëqyrjes nga shërbimet e inteligjencës franceze në vitin 2024, duke tejkaluar luftën kundër krimit të organizua. Sipas Komisionit të Teknikave të Informacionit (CNCTR) në raportin e tij vjetor për vitin 2024, të publikuar sot.

"Parandalimi i terrorizmit u bë arsyeja kryesore, si për sa i përket numrit të njerëzve (30% e atyre që u vunë nën mbikëqyrje) ashtu edhe metodave të aplikuara (39.3% e kërkesave", shpjegoi Komisioni.

Marsin e kaluar, qeveria franceze theksoi se kërcënimi terrorist u rrit papritur pas tetorit 2023, kur shpërtheu lufta në Rripin e Gazës dhe më pas, me përmbysjen e regjimit sirian, gjë që intensifikoi paqëndrueshmërinë gjeopolitike.

"Në vitin 2024, shërbimet [franceze] parandaluan 9 tentativa sulmesh, me autorë kryesisht simpatizantë të Shtetit Islamik, organizatës që mbetet kërcënimi kryesor i jashtëm për vendin," thuhet nw raport.

CNCTR ka fuqinë të miratojë çdo kërkesë për përdorimin e një lloj mbikëqyrjeje teknike nga shërbimet e ndryshme franceze që kanë të drejtë t'i përdorin ato [Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë e Jashtme (DGSE), Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë e Brendshme (DGSI), doganat, shërbimi i burgjeve, etj..

Viti 2024 ishte një vit i veçantë për Francën, pasi priti Lojërat Olimpike, u organizuan shumë procese zgjedhore dhe ndodhën trazira në Kaledoninë e Re, përmblodhi presidenti i CNCTR, Vincent Mazoric. Numri i përgjithshëm i personave nën mbikëqyrje mbeti relativisht i qëndrueshëm në 24,308 (+0.4%), ndërsa në vitin 2023 pati një rritje të ndjeshme (+15%). Numri i përgjithshëm i përdorimit të teknikave të mbikëqyrjes u rrit gjithashtu me 3%, në 98,883.

Në vitin 2023, për herë të parë në shumë vite, numri i personave nën mbikëqyrje në kontekstin e luftës kundër krimit të organizuar (përfshirë trafikimin e drogës) e tejkaloi atë të personave të monitoruar për qëllime antiterrorizëm.

Sa i përket mjeteve të përdorura, shërbimet po përdorin gjithnjë e më shumë mbledhjen e të dhënave të dixhitalizuara, si dhe kamerat dhe mikrofonat e fshehur në hapësirat private (rritje prej 150% midis viteve 2020-24). Përgjimet klasike telefonike po zvogëlohen, por ende përbëjnë përqindjen më të madhe.

france terrorizem

Sondazh

Poll